Protesta para Ministrisë së Arsimit, nis grumbullimi i studentëve të Mjekësisë (VIDEO)
Studentët e Mjekësisë kanë nisur grumbullimin e tyre edhe këtë të martë dhe kanë vijuar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Protesta e sotme vjen pas një njoftimi të bërë ditën e djeshme nga të rinjtë, të cilët priten të mblidhen të gjithë para Ministrisë së Arsimit, duke pasur në fokus kërkesën e tyre të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, ashtu si edhe disa ditë më parë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog, e cila deri më tani është refuzuar nga studentët.
Protesta e sotme hyn në ditën e saj të 15-të në të cilë nuk kanë munguar tensionet, përplasjet, dhuna dhe shoqërime nga policia. Ndërkohë, kujtojmë se protestës studentore, në shenjë solidariteti, i janë bashkuar edhe figura nga arti dhe kultura, pedagogët, si dhe qytetarë të shumtë.
Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
Aksident në aksin Berat-Dimal, makina përplas biçikletën dhe këmbësoren! Humb jetën 63-vjeçari
Protestat studentore në Tiranë, lirohen 12 protestues! Gjykata cakton “detyrim paraqitje”
- 13:49 1500 familje presin miratimin e kredive të buta, Veliaj kërkon vendimin e Këshillit Bashkiak më 29 tetor
- 13:46 Prodhuesit shqiptarë kundërshtojnë paketën fiskale 2027: Rritja e taksave rrezikon investimet dhe konkurrueshmërinë
- 13:21 Kurti pret përfaqësuesit e Luginës pas zgjedhjeve në Serbi: Bashkimi solli rezultatin më të mirë që nga viti 2000
- 13:16 Ronaldo në pritje të rikthimit në skuadrën e Portugalisë pas përplasjes me trajnerin
- 13:12 Berisha: PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve
- 13:04 Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako