Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:44 “Demo të japë llogari për dhunën ndaj protestuesve”, debat PD – PS edhe te Komisioni për të Drejtat e Njeriut Demokratja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, shfrytëzoi mbledhjen e komisionit për të ngritur shqetësimet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Demo të japë llogari për dhunën ndaj protestuesve”, debat PD – PS edhe te Komisioni për të Drejtat e Njeriut

Lajme E martë, 27 Tetor 2026 13:44
“Demo të japë llogari për dhunën ndaj protestuesve”, debat PD – PS edhe te Komisioni për të Drejtat e Njeriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Demokratja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, shfrytëzoi mbledhjen e komisionit për të ngritur shqetësimet e opozitës lidhur me dhunën ndaj protestuesve gjatë 14 ditëve të fundit.

Tabaku bëri të ditur se ka kërkuar që në komision të raportojnë ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për të dhënë shpjegime lidhur me rastet e dhunës së denoncuara gjatë protestave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndr...

Para 12 minutash
Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 1 ore
Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pragun për bizneset

Paketa Fiskale 2027/ Ulje të TVSH-së në ushqime, ndryshime në tatimin mbi pagat dhe pra...

Para 1 ore

Qëndrimet e Tabakut u kundërshtuan nga deputeti socialist Ardit Bido, i cili i cilësoi ato si “teatër”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke iu përgjigjur kërkesës për një seancë dëgjimore me ministrin e Brendshëm, Bido deklaroi se Demo kishte qenë i gatshëm të raportonte në seancën e mëparshme plenare në Kuvend, por raportimi i tij ishte bërë i pamundur, sipas socialistit, për shkak të kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.

Pjesë nga debati:

Tabaku: Pas 150 ditësh protestash, para dy javësh, studentët nisën angazhimin e tyre. Protesta e studentëve na bëri të gjithëve të reflektojmë dhe unë besoja se do të kishte reflektim edhe nga mazhoranca. Një protestë që ishte kundër asaj që ka prodhuar ky parlament, një politikë pa përfaqësim, e cila sot, fatkeqësisht, merr vendime duke ngritur kartonin, pa sjellë asnjë përmirësim në jetën e qytetarëve.

Një protestë që nisi paqësore dhe më pas u përshkallëzua, duke parë një dhunë të paprecedentë në rrugët e Tiranës, që nuk e kishin njohur që pas rënies së komunizmit.

Në emër të opozitës, kam kërkuar që në këtë komision të raportojnë Ervin Demo, Skënder Hitaj dhe komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sepse e kemi parë dhunën në rrugët e Tiranës. Ju siguroj, pa asnjë konotacion politik, se është bërë barbari ndaj të rinjve. Janë 1,000 të rinj të shoqëruar, 250 prej të cilëve janë të mitur.

Jam për përdorimin e institucioneve, pa diskutim, por duhet t’i japim pak vlerë parlamentit. Duhet patjetër të raportonte ministri i Brendshëm. Si komision, na takon të flasim edhe për situatën me median. 47 gazetarë janë kërcënuar, intimiduar e goditur; në 43 raste, kjo ka ndodhur nga policia.

Të gjitha këto marrin një përgjigje nga qeveria: paketën e re për tubimet. Në mëngjes u kërkon dialog, pasdite i rreh, në darkë thotë që kush mblidhet me tre veta do të ketë gjobë, kush shkon në protestë do të ketë gjobë. Çfarë janë këto komunizma? Doni të na i sillni pas 36 vitesh?

Bido: Me vullnetin e plotë të grupit parlamentar të PS-së, ne duam që të raportojë ministri i Brendshëm. Vetë ministri do të raportojë. Ajo çfarë ndodh është loja teatrale e opozitës, e cila, në seancën e fundit, kishte si pikë të parë raportimin e ministrit dhe, në vend që t’i kërkonte llogari për ato që ju gjykoni se janë shkelje të të drejtave të njeriut, ju vendosët të bëni shkelje të tjera të etikës parlamentare, duke dhunuar kolegë deputetë, duke pamundësuar debatin parlamentar dhe llogaridhënien e institucioneve, si dhe duke i ulur vlerën parlamentit dhe jetës publike e parlamentare në vend.

Ndaj, kjo lojë teatrale duhet të marrë fund. Duhet të marrë fund që tani, kur kërkojmë raportimin e ministrit, të cilit iu bë i pamundur raportimi në seancë nga ju, jo nga ne. Ju treguat një forcë fizike që kolegët tuaj nuk e kanë, por që e shfaqni në një shfaqje teatrale. Kur shoh që në seancë turret sekretari i përgjithshëm i partisë suaj, çfarë e keni atë?

Tabaku: Fol me respekt, të paktën. Mos thuaj: “Çfarë e keni atë?”

Bido: Çfarë e keni, pra? Pse, unë e kam? Ju e keni.

Tabaku: Çfarë rëndësie ka kush e ka? Fol me respekt, se e ke koleg deputet.

Bido: Një koleg deputet e fiton respektin në momentin që sillet siç i ka hije parlamentit, jo kur tregon muskujt që nuk i ka për të zhvlerësuar jetën parlamentare dhe publike.

Ne kemi mundësinë të flasim për çështje thelbësore, të flasim për paketën sociale që na vjen pas pak ditësh, të flasim për paraburgimin, jo të flasim vetëm kur na intereson, duke thënë se paraburgimi është i papranueshëm dhe se ne jemi një dele e zezë e Europës kur vjen puna te kjo çështje.

Një parti që fsheh dhunën që ne shohim, ku protestues të maskuar, të cilët paraqiten si studentë, por që në fakt janë militantë të PD-së, futen në zyrat e PD-së dhe marrin molotovë për t’i hedhur ndaj policisë dhe pronës publike. Nuk mund të bëni moral në momentin kur ju e shtyni dhe e bëni dhunën, jo vetëm në jetën tonë publike, por edhe në atë parlamentare. Nëse nuk denonconi dhe nuk dënoni dot dhunën, mos bëni teatër.

Etiketat e lidhura

BidodebateKomisionprotestatabku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Demo të japë llogari për dhunën ndaj protestuesve”, debat PD – PS edhe te Komisioni për të Drejtat e Njeriut
Tani

“Demo të japë llogari për dhunën ndaj protestuesve”, debat PD – PS edhe te Komisioni për të Drejtat e ...

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin
Para 12 minutash

Mbappe kërkon falje ndaj popullit kinez, polemika për deklaratat mbi Mao Ce Dunin

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër
Para 12 minutash

Përplasje te “Ekonomia”, Braçe i përgjigjet deputetes së PD: Ju keni zgjedhur një qëndrim, ne një tjetër

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar
Para 27 minutash

Kolo Muani mund të ulet në stol, Juvja në kërkim të një sulmuesi tjetër në janar

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 23 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026
Para 4 orësh

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 27 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.