• Kontakt
Tuesday, October 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lubonja: Regjimi autoritar i Ramës po bashkon qytetarët në protesta

14:07 : 27/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka komentuar protestat studentore kundër kryeministrit Edi Rama, si dhe zhvillimet politike në Serbi pas rënies politike të Aleksandar Vuçiçit.

Sipas tij, protestat në të dy vendet kanë të përbashkët kundërshtimin ndaj qeverisjes autoritare, por ndryshojnë në aftësinë për të krijuar një organizim të përbashkët.

I pyetur nëse Edi Rama mund të konsiderohet autokrati i fundit në Ballkan, Lubonja u shpreh se një përfundim i tillë është optimist, pasi demokracia dhe liria kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme.

“Kjo më tingëllon optimiste, pasi liria dhe demokracia janë motive për të cilat duhet të luftojmë çdo ditë. Nëse ne humbasim vigjilencën, mund të na lindin autokratë”, deklaroi Lubonja.

Duke analizuar lëvizjet protestuese në Shqipëri dhe Serbi, Lubonja theksoi se tipari kryesor i përbashkët është natyra heterogjene e tyre.

Lexo edhe:

Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

Në këto protesta, sipas tij, marrin pjesë qytetarë me bindje të ndryshme politike dhe ideologjike, nga liberalët demokratë dhe të majtët, te ekologjistët, konservatorët dhe profesionistët pa një orientim të përcaktuar politik.

Ajo që i bashkon këto grupe është kundërshtimi ndaj mënyrës së qeverisjes, të cilën analisti e cilësoi autoritare.

“I bashkon regjimi autoritar që ka ndërtuar Vuçiçi, me kërkesa delegjitimuese që i imponohen demokracisë. Ka media të kapura, korrupsion. Ne mund të shtojmë krimin e organizuar, që mund ta kemi më të shpeshtë këtu. Ne kemi si synim largimin e Ramës”, u shpreh ai.

Sipas Lubonjës, ndryshimi kryesor mes Shqipërisë dhe Serbisë qëndron te aftësia e protestuesve për t’u organizuar rreth një qëllimi të përbashkët. Ai vlerësoi se studentët serbë arritën të krijonin një organizim të përbashkët, përmes “Listës së Studentëve”, ndërsa në Shqipëri grupimet e ndryshme nuk kanë arritur të kapërcejnë ndasitë mes tyre.

“Ndryshimi mes Shqipërisë dhe Serbisë është se këta të fundit u bashkuan për të rrëzuar regjimin e Vuçiçit. Ata u bashkuan dhe krijuan ‘Listën e Studentëve’, me studentë dhe profesorë. Ajo ku kemi dështuar ne është bashkimi, aftësia për ta bërë këtë gjë, që ka të bëjë me çështjet tona kulturore”, deklaroi Lubonja.

 

Etiketa: Edi Ramalubonjaproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:44 : 27/10/2026
AKTUALITET

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

13:28 : 27/10/2026
AKTUALITET

Berisha paralajmëron Ramën: Do të kesh fatin e Vuçiç ose të Çausheskut!

13:08 : 27/10/2026
AKTUALITET

Protestat në Shqipëri mbërrijnë në Vjenë, diaspora takon Kancelarin austriak dhe kërkon reagim institucional

12:20 : 27/10/2026
AKTUALITET

Goditet biznesi/ Edi Rama dhe Petrit Malaj rrisin dhunshëm taksat në fshehtësi

12:15 : 27/10/2026
AKTUALITET

Protestat/ Tabaku: Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur

11:11 : 27/10/2026

TË GJITHA

Lubonja: Regjimi autoritar i Ramës po bashkon qytetarët në protesta

14:07 : 27/10/2026

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet fiskale pa konsultim me biznesin

14:03 : 27/10/2026

Operacion policor në Stamboll, 68 urdhër-arreste, mes 37 të ndaluarve edhe zyrtarë të lartë bashkiakë

13:54 : 27/10/2026

Studentët e Mjekësisë nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

13:44 : 27/10/2026

Zgjedhjet parlamentare në Izrael, Netanyahu: Po përpiqen të na vjedhin votat!

13:38 : 27/10/2026

PD thërret protestë kombëtare të shtunën në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve

13:28 : 27/10/2026

“83 mandatet i vodhët”, Vokshi: Balluku mbrohet nga pushteti, ndërsa protestuesit përballen me represion

13:26 : 27/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com