I ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv ka qenë i ftuar avokati Frans Nuri.
Ai ka shpjeguar situatën e dhunës ndaj protestuesve që janë marrë nga policia në mënyrë të paligjshme dhe janë dërguar nëpër komisariate. Por në mënyrë të veçantë ka shpjeguara rastin e Erjon Vishkullit, rast për të cilin, ai tha se prokurori mund te shkojë deri tek akuza për tentativë vrasje.
Sibora Bitri: Kur prokurori kur nis hetimet çfarë ndodh me plumbin e gomës, flitet për rastin konkret të Erjon Vishkullit i cili është transferuar në Itali për kurim pas dhunës së policisë.
Franc Nuri: Si rregull prokuroria duhet të ketë zbarkuar në spitalin e traumës në momentet e para pasi u bë publik lajmi për Erjon Vishkullin. Dhe normalisht duhet të kenë bllokuar kartelat mjekësore dhe çdo element tjetër që mund të shërbejë për hetimin e këtij rasti, do merren dhe kamerat, do këqyren kamerat. Besoj se mund të jenë marrë ndërkohë, komunikimet, urdhrat që mund të jenë dhënë për përdorimin e këtyre mjeteve nga ana e policisë së shtetit, sepse goditja me plumb gome apo me mjete të tjera, kërkon urdhra të posaçëm dhe, jo çdo punonjës policie ka të drejtë dhe ka aftësinë për të përdorur këto lloj mjetesh. Ju e keni parë edhe nga pamjet e ndryshme, pak punonjës policie i kanë ato i disponojnë ato armë, sepse të tilla janë, armë. Janë normalisht të trajnuar. Dhe për ta evidentuar se në cilën skuadër, kush ka qene ai personi që ka patur këtë lloj arme. Kjo bëhet mjaft lehtë. Dhe nga ana tjetër e kemi parë edhe në rrjetet sociale, ku kanë arritur këto dy ditë që qytetarë të ndryshëm të evidentojnë edhe momentin e goditjes së zotit Vishkulli. Pra e kanë gjetur edhe momentin kur ai është goditur, nëpërmjet dëshmive, nëpërmjet pamjeve të ndryshme. Pra kjo e bën pak më të lehtë punën, sepse fokusi mediatik është vendosur pikërisht te ky rast.
Nga ana tjetër për sa i takon pjesës së parë të pyetjes suaj, për pjesën e mbetjes së plumbit në trupin e tij. Unë mendoj se nëse ajo do të hiqet ne spitalin e Romës, atëherë me letër porosi, autoritetet shqiptare ligjzbatuese do tu drejtohen autoriteteve italiane që ta marrin si provë dhe ta vazhdojnë ekzaminimet.
Sibora Bitri: Pra nga ana procedurale, kështu funksionon, bashkëpunimi i autoriteteve.
Franc Nuri: Pastaj vazhdon hetimi. Kemi të bëjmë tani me një element ekstraterritorial, meqenëse ky elementi i provës ndodhet tashmë në Itali, momenti që ajo do të merret sipas rregullave të caktuara pastaj prokuroria do të vijojë hetimin edhe mbi bazën e këtij elementi dhe do të shikojë, mendoj unë, a do të nxirret ndonjë informacion, ndonjë e dhënë që do ti sheboje hetimit apo jo. Megjithatë, po të shikojmë videon dhe këndin dhe pozicionimin ku ka qenë personi dhe duke i kryqëzuar me forcat e policisë afër bankës së Shqipërisë ku dyshohet se ka ndodhur goditja. Mendoj se mund të gjendet shumë kollaj se kush ka qëlluar. Dhe pastaj të ecet me përgjegjësitë.
Sibora Bitri: Cila është akuza që rëndon mbi punonjësin e policisë që ka qëlluar me plumb në sy protestuesin me kaq sa dimë.
Franc Nuri: Akuzat i formulon prokuroria, por ne mund të japim sugjerimet tona. Por ndaj dhunës së ushtruar nga policia në tejkalim të masës dhe kompetencave, në tejkalim të masës proporcionale për të mbajtur nën kontroll një protestë ajo që zakonisht përdoret edhe vepra penale që i referohet është kryerja e veprimeve arbitrare. Por në rastin specifik duke qenë se goditja ka qenë në nivelin e kokës, pra në tejkalim të çdo lloj manuali, në tejkalim të çdo lloj ligji, rregulloreje, urdhri për përdorimin e këtyre armeve të cilat duhet të godasin tek gjymtyrët e poshtme. Pastaj prokurori mund të shkojë edhe më tej në akuzat e tij ta kualifikoje edhe plagosje e rëndë më dashje dhe tentativë vrasje pasi është goditur ne kokë, në sy...
© SYRI.net
Aeroporti i Vlorës/ QKB anulon transferimin e 47% të kuotave te 2A Group, pranon ankimin e MABCO
Konflikti GJKKO-Avokati/ Meta: Pasoja të rënda për procesin gjyqësor, vijim i telenovelës ‘Drejtësi me Regji’
‘Rama jep dorëheqjen’/ 15 ditë revoltë kundër qeverisë, studentët mbërrijnë para Ministrisë së Arsimit