Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Big Brother VIP Albania 6/ Zbulohen 6 emrat që pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme, mes tyre edhe…

    Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

    Përfundon rruga Kombinat–Pezë, Karakaçi: Kontratë për 9 kilometrat e radhës, në nëntor hapet gara për segmentin deri në Plepa

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Përfundon rruga Kombinat–Pezë, Karakaçi: Kontratë për 9 kilometrat e radhës, në nëntor hapet gara për segmentin deri në Plepa
    Aktualitet

    Përfundon rruga Kombinat–Pezë, Karakaçi: Kontratë për 9 kilometrat e radhës, në nëntor hapet gara për segmentin deri në Plepa

    October 27, 2026
    Përfundon rruga Kombinat–Pezë, Karakaçi: Kontratë për 9 kilometrat e radhës, në nëntor hapet gara për segmentin deri në Plepa

    Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se po ndërmerren hapat për përfundimin e aksit rrugor Kombinat–Ndroq–Plepa. Së bashku me drejtorin e ARRSH, Ami Kozeli kanë bërë të ditur përfundimin e 5 kilometrave të para deri në Pezë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar kontratën për vijimin e punimeve në 9 kilometrat pasues, ndërsa 10 kilometrat e fundit deri në Plepa janë të financuar dhe pritet që procedura e konkurrimit të hapet brenda mesit të muajit nëntor.

    Sipas Karakaçit, ky aks rrugor ka rëndësi të veçantë për lehtësimin e qarkullimit drejt Durrësit, veçanërisht gjatë sezonit turistik por edhe për zhvillimin ekonomik të zonave përgjatë tij.

    Ministri theksoi gjithashtu se rruga do të shërbejë si një alternativë e rëndësishme për lidhjen e Tiranës me Durrësin, duke përmirësuar aksesin për zonat bujqësore dhe piktoreske, si dhe duke ndikuar në rritjen e vlerës së pronave në këtë territor.

    “Po marrim të gjithë hapat e nevojshëm për të përmbyllur rrugën Kombinat–Plepa. Tashmë, 5-kilometrat e parë, që të çojnë deri në Pezë, janë të përfunduar dhe janë marrë në dorëzim edhe nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Lajmi i mirë është që ditën e djeshme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar kontratën për vijimin e 9 kilometrave pasues. Edhe 10 kilometrat që të çojnë deri në Durrës, në Plepa, janë të financuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar po përmbyll të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që brenda mesit të muajit nëntor të hapim procedurën e konkurrimit.

    Pra kemi një segment Kombinat–Plepa, i cili është i financuar. 9 kilometrat vijues tashmë janë lidhur ditën e djeshme me kontratë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa 10 kilometrat pasues, që të çojnë deri në Durrës janë të financuar dhe brenda mesit të muajit nëntor hapet procedura e konkurrimit. Ky aks është i rëndësishëm, sepse së pari është një rrugë alternative që të çon deri në Durrës, shumë e përdorur sidomos gjatë sezonit turistik. Së dyti, kemi një zonë bujqësore, për të cilën është shumë i rëndësishëm aksesi me qytetet kryesore, Tiranën dhe Durrësin. Është gjithashtu një zonë piktoreske. Bëjmë edhe rritjen e vlerës së pronës për gjithë këtë zonë dhe këtë segment.”- ka theksuar ministri Karakaçi

    Ndërkohë drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli, ka dhënë detaje mbi projektin e rrugës së re, e cila synon të lehtësojë trafikun në drejtim të jugut të vendit dhe qytetit të Durrësit, si dhe mbi ndërtimin e urës së re të Beshirit mbi lumin Erzen.

    “Sikurse e thatë edhe ju ministër, kjo është një rrugë e një rëndësi të veçantë, veçanërisht për shfryrjen e trafikut drejt jugut edhe drejt qytetit të Durrësit. Kjo do të jetë një rrugë e kategorisë C1, me një gjerësi 12.5 metër. Do jenë dy karrexharatë të plota me gjerësi 3.75 metër, ndërkohë që do ketë edhe dy bankina të asfaltuara nga 1.5 dhe dy bankina të pa asfaltuara nga 1 metër të gjëra. 

    Po është e vërtetë, në korrik të këtij viti kemi lidhur dhe një kontratë për ndërtimin e urës së re të Beshirit, do jetë një urë e re mbi lumin Erzen, paralel me urën ekzistuese. Kjo do jetë një urë me gjatësi 179 metër me 6 hapësira dritë, ku katër janë me 30 metër njëra nga tjetra, ndërkohë dy me 29.5.
    Në Këshillin Teknik të Autoritetit Rrugor Shqiptar ne kemi marrë dhe masat e nevojshme për të bërë një rakordim midis rrugës ekzistuese dhe urës së re të projektuar, ndërkohë që aty ka nisur praktikisht puna, pasi janë bërë gjithë piketimet e nevojshme, është bërë lirimi i sheshit të ndërtimit dhe kontraktori është në punë për të vijuar. Kjo kontratë është 12 mujore, ajo e urës së Beshirit është 12 mujore, ndërkohë që dy kontratat që ju cituat janë me gjatësi 24 muaj dhe Autoriteti Rrugor, sikurse dhe këtë kontratën e parë, do e mbylli në kohë, nuk parashikojmë të kemi vështirësi në mbylljen në afat të kontratës.”-përfundoi Kozeli.

    9 kilometrat e rinj gara për ndërtimin e rrugës infrastruktura në Tiranë infrastruktura rrugore investimet në infrastrukturë investimet publike Karakaçi ndërtimi i rrugëve në Shqipëri përfundimi i rrugës projektet rrugore rruga drejt Plepave rruga Kombinat–Pezë segmenti Kombinat–Pezë tenderi i infrastrukturës zhvillimi i transportit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Big Brother VIP Albania 6/ Zbulohen 6 emrat që pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme, mes tyre edhe…

    October 27, 2026

    Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

    October 27, 2026

    Përfundon rruga Kombinat–Pezë, Karakaçi: Kontratë për 9 kilometrat e radhës, në nëntor hapet gara për segmentin deri në Plepa

    October 27, 2026

    Integrimi në tregun e BE-së, Doganat synojnë mbylljen provizore të Kapitullit 29 në tremujorin e parë të 2027-ës

    October 27, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.