Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 15-të e revoltës/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Masat e Ramës, si të Ramiz Alisë, do mbeten thjesht në letër’, Kovaçi: Presion për të ulur tempin e protestës

14:53, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi shprehet se bojkoti në auditore ka si objektiv të vetëm dhe të njëjtë, largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie kalimtare për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.

Në një lidhje direkte nga ku zhvillohet protesta studentore përballë Ministrisë së Arsimit, Kovaçi tha se gjithashtu në fokus është edhe shfuqizimi i ligjeve të dëmshme për vendin.

Teksa komentoi paketën e masave të prezantuar nga Rama, Kovaçi i krahasoi ato me vendimet e Ramiz Alisë më 1991 për mosshembjen e statujave, gjë që sipas tij nuk ndodhi, duke shtuar se ato do të mbeten thjesht vendime në letër dhe të pazbatueshme.

Kovaçi i konsideroi ato si antikushtetuese dhe si formë presioni nga ana e qeverisë për të ulur tempin e protestës.

Objektivi mebtet i njëjtë, protestë për largimin e qeverisë dhe qeveri kalimtare për zgjedhje të reja dhe abrogimin e ligjeve të dëmshme për shtetin.

Është masë e pavlefshme, është më shumë presion për të ulur tempin e protestës, masat janë antikushtetuese. Kanë ngjashmëri me masat e Ramiz Alisë për mbrojtjen e statujave. S’do zbatohen do mbeten në letra.

Protesta është e përditshme në orën 14.00, ne do t’i mbështesim deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco