• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kryesoret

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

by A R
27/10/2026 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim 17 persona, mes tyre Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe marijuanës në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka trafikuar qindra kilogramë kokainë nga Ekuadori drejt Holandës dhe sasi të mëdha marijuane nga Shqipëria drejt Gjermanisë e Turqisë.

Sipas SPAK, të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë koordinuar aktivitetet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC.

Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe për drejtimin e këtij grupi.

Të pandehurit e tjerë akuzohen, sipas roleve të përcaktuara nga hetimet, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal.

Për njërin prej tyre, Marvin Bushati, rëndon edhe akuza për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, pas sekuestrimit të tyre në banesë gjatë ekzekutimit të masës së sigurimit më 10 dhjetor 2025.

Sipas dosjes hetimore, aktiviteti kriminal përfshin tre episode kryesore të sekuestrimit të lëndëve narkotike në vende të ndryshme.

Më 3 nëntor 2020, autoritetet malazeze sekuestruan 1.722 kilogramë marijuanë, e cila ishte nisur nga Shqipëria me destinacion përfundimtar Gjermaninë.

Më 23 nëntor 2020, autoritetet holandeze sekuestruan 475 kilogramë kokainë në portin e Vlissingen, të dërguar nga Ekuadori.

Ndërsa më 26 janar 2021, autoritetet turke sekuestruan rreth 236 kilogramë marijuanë, të nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë.

Dërgohen për gjykim:

Emiljan Burba, Rexhep Rraja dhe Ervis Shuli, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
Bujar Sefa (alias Xaka, alias Lala), të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
Marvin Bushati, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë, të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, të sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 10.12.2025.
Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Sokol Qaja, Aldo Gjini (alias Iamandi), Bledar (alias Blerti) Cafi, Endrit (alias Indrit) Dokle, Zamir Aliaj (alias Çoku), të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal,
Islam Sefa (alias Xaka), Hajdar Sefa (alias Xaka, alias Lala), dhe Vidjan Baroka, të akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Agim Nina (alias Lorenc Selmani), i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

October 27, 2026
Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

October 27, 2026
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In