Në protestën e ditës së sotme, një grup protestuesish i kanë vënë flakën disa kartonëve dhe kazanëve të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit.
Kjo ka qenë dhe një nga mënyrat që studentët dhe qytetarët kanë përdorur për të shprehur revoltën e tyre ndaj qeverisë. Pjesë e grumbullimit sot kanë qenë gjithashtu edhe studentët e Mjekësisë.
Protesta e sotme hyn në ditën e saj të 15-të në të cilë nuk kanë munguar tensionet, përplasjet, dhuna dhe shoqërime nga policia.














