Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael: Arrestohen tre zyrtarë të Ra’am
Kryeministri në largim i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar partitë arabe për përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, pas arrestimit të disa personave të dyshuar për tentativë të korruptimit të votuesve.
Netanyahu deklaroi se tre zyrtarë të lartë të partisë Ra’am janë arrestuar në jug të Izraelit, pasi dyshohet se kishin me vete zarfe të mbushura me para në dorë. Gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri ka drejtuar vazhdimisht akuza ndaj partive arabe.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Dean Livne, e cilësoi ngjarjen si të pazakontë. Në një konferencë për shtyp, ai bëri të ditur se policia kishte arrestuar persona të dyshuar për përpjekje për të korruptuar votuesit, përpara se ata të mbërrinin në qendrat e votimit.
Sipas Livne, të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, nuk u arrestuan në qendrat e votimit, por pranë banesave të tyre. Për rastin ka nisur një hetim, ndërsa autoritetet kanë theksuar se deri në atë moment nuk ishin raportuar incidente të tjera të ngjashme në vend.
Nga ana e tij, Netanyahu ka përdorur retorikë të ashpër ndaj së majtës dhe partive arabe, duke i akuzuar se synojnë të dëmtojnë shtetin hebre.
“Ne nuk mund ta lëmë këtë betejë në duart e së majtës dhe partive arabe që duan t’i japin fund shtetit hebre”, deklaroi ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për partinë e tij, Likud.
“Pra, asnjë barbecue, asnjë plazh: shkoni votoni për Likudin”, u shpreh Netanyahu, duke u kërkuar mbështetësve të tij të marrin pjesë në votime.
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok
- 15:12 Protesta para Ministrisë së Arsimit, iu vihet flaka kartonëve dhe koshave të mbeturinave (VIDEO)
- 14:47 Ndeshja kundër Chelsea-t, Carrick i vendosur për të drejtuar ekipin të shtunën! Shpresë për të ruajtur pozicionin e tij
- 14:44 Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare
- 14:33 Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit
- 14:29 Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok
- 14:18 Marrëveshja me SHBA-në, Rusia: Nesër do të niset cisterna e katërt me naftë