E vrau me thikë dhe e hodhi në humnerë, ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare 27/10 18:21
Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike në vendin tonë, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale, mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
Top Channel ka parë një prej ftesave, përmes së cilës kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve.
Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave. Presidenti Bajram Begaj e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës.
Serinë e konsultimeve presidenti do ta nisë me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla ora 9:00
Zgjedhjet pritet të zhvillohen në një nga të dielat e para të majit 2027, pasi presidenti i vendit të bëjë dekretimin zyrtar.
Top Channel