Aktualitet Live From Tirana

Rinia shqiptare po rishkruan rregullat e politikës, paralajmëron avokati Spartak Ngjela!

Në përfundim të një interviste në “Live From Tirana”, avokati Spartak Ngjela theksoi se çdo politikan, pavarësisht kombit apo kohës, duhet t’i bëjë mirë llogaritë përballë forcës së jashtëzakonshme që po tregon rinia shqiptare në ditët e sotme.

Ngjela krahasoi protestat aktuale të studentëve me ato të viteve 1991-1992, kur studentati bëri “zhvendosjen e madhe politike në funksion të demokracisë në Shqipëri”. Sipas tij, kjo është hera e dytë në histori kur studentët dalin masivisht dhe luajnë rol përcaktues në ndryshimet politike të vendit.

I pyetur nëse protesta aktuale do të sjellë ndryshime reale apo do të jetë thjesht një përsëritje e dështimeve të kaluara, Ngjela nuk dha përgjigje të qartë, por theksoi se karakteri unik i lëvizjes – mungesa e një strukture hierarkike klasike dhe prania e një shtrese të lartë intelektuale – e bën të vështirë parashikimin e drejtimit që do të marrë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.