Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia Divjakë, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr në fshatin Kryekuq, i cili rrezikonte të përhapej drejt pyllit të Parkut Kombëtar të Divjakës.
Ngjarja është regjistruar sot, rreth orës 13:25, kur Policia ka marrë njoftim për një vatër zjarri në fshatin Kryekuq.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.
Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies.
I riu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Materialet procedurale për rastin do t’i referohen organeve kompetente për veprime të mëtejshme.













