Shkrirja e akullnajave në Dolomite nxjerr në dritë 250 eksplozivë të Luftës së Parë Botërore, zbulohen edhe trupa ushtarësh Një person është ndaluar dhe marrë në pyetje nga autoritetet në Monako, në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit Antoine de Massy, kushëririt të Princit Alberto II.
Sipas mediave lokale, kamerat e sigurisë e kanë filmuar personin në parkun ku u gjet trupi i pajetë i të riut, pranë vendit të ngjarjes. Të hënën në mbrëmje, masa e ndalimit iu zgjat edhe me 24 orë.
Antoine de Massy, djali i baronit Christian de Massy dhe Cecile Gelabale, nuk ishte paraqitur në drekën tradicionale familjare të së dielës, duke shqetësuar të afërmit e tij. Pas njoftimit të policisë, autoritetet nisën kërkimet për gjetjen e tij.
Disa orë më vonë, trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet në një park përgjatë bulevardit Larvotto, pas Villa Sauber, në Monako.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, nuk janë bërë publike përfundime zyrtare mbi mënyrën se si ka humbur jetën i riu.
Pas lajmit tragjik, Princi Alberto II dhe bashkëshortja e tij, Princesha Charlene, shprehën trishtimin për vdekjen e të afërmit të tyre.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa personi i ndaluar po merret në pyetje nga autoritetet.
Top Channel