Protesta studentore në Tiranë në ditën e 15-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
27 Tetor 2026 |
16:53
Në Tiranë po zhvillohet dita e 15-të e protestës, ku studentët dhe qytetarët janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas kanë vijuar marshimin duke u pozicionuar tashmë para Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë ky i fundit ka deklaruar se nuk jep dorëheqje dhe se mbetet i hapur për dialog. Protestuesit kanë refuzuar thirrjet për bisedime, duke djegur edhe karriget e vendosura për dialog. Gjithashtu, sot në shenjë revolte dogjën kartona dhe kosha mbeturinash para Ministrisë së Arsimit.
Gjatë ditëve të fundit ka pasur tensione, hedhje gurësh, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujë nga policia për shpërndarjen e turmës, si dhe shoqërime personash.
Lajme të Sugjeruara
2 protestues të lënduar vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës
2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës. Burime zyrtare bëjnë me dije se...
SPAK dërgon për gjykim dosjen për trafik droge, 17 persona të pandehur
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj disa personave të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mes tyre edhe...
Protesta para Ministrisë së Arsimit, iu vihet flaka kartonëve dhe koshave të mbeturinave (VIDEO)
Në protestën e ditës së sotme, një grup protestuesish i kanë vënë flakën disa kartonëve dhe kazanëve të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit. Kjo ka...
- 16:44 2 protestues të lënduar vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës
- 16:25 Sulm i përgjakshëm me dron ushtarak në treg në Sudan, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur
- 16:21 Zbardhet biseda telefonike e Putin me liderët e Finlandës dhe Norvegjisë
- 16:16 Bayerni prezanton fanellën speciale për Topin e Artë të Kane
- 16:10 Zgjedhjet vendore 2027, Begaj fton partitë në konsultime për datën e votimit
- 16:06 Lufta teknologjike mes Amerikës dhe Kinës merr një kthesë në gjykatë; Alibaba i jep goditjen Pentagonit