Wednesday / October 28 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Borxhi Publik Lajmet Kryesore Nga Vendi

T3-2026, borxhi publik zbret 49.3% të PBB-së, niveli më i ulët nga 2011-ta

Share Share Icon

Borxhi publik i Shqipërisë zbriti në 49.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në fund të shtatorit 2026, nga 52.92% në fund të vitit 2025, duke shënuar nivelin më të ulët në raport me ekonominë në më shumë se një dekadë.

Megjithatë, ndërsa në lekë stoku i borxhit ka shënuar rënie, i shprehur në euro ai ka arritur një nivel të ri rekord, i ndikuar edhe nga forcimi i monedhës vendase.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në Buletinin Statistikor të Borxhit për tremujorin e tretë 2026, stoku i borxhit të qeverisë qendrore, përfshirë garancitë, arriti në 1.377 trilionë lekë në fund të shtatorit, nga 1.402 trilionë lekë në fund të vitit të kaluar.

Në vlerë absolute, borxhi është reduktuar me rreth 24.6 miliardë lekë, ose 1.8%, gjatë nëntë muajve të parë të vitit.  Rënia e raportit të borxhit ndaj PBB-së është më e fortë se ulja e stokut në vlerë absolute, duke reflektuar edhe zgjerimin e ekonomisë nominale. Për vitin 2026, Ministria e Financave parashikon një PBB prej rreth 2.79 trilionë lekësh, nga 2.65 trilionë lekë në vitin 2025.

Të dhënat tregojnë se reduktimi i borxhit publik gjatë nëntëmujorit është ndikuar kryesisht nga rënia e komponentit të jashtëm. Borxhi i jashtëm, përfshirë garancitë, zbriti në 542.8 miliardë lekë në fund të shtatorit 2026, nga 569.6 miliardë lekë në fund të vitit të kaluar, me një reduktim prej rreth 26.8 miliardë lekësh.

Ndërkohë, borxhi i brendshëm u rrit lehtë, duke arritur në 834.2 miliardë lekë, nga 831.9 miliardë lekë në fund të vitit 2025. Në raport me PBB-në, borxhi i brendshëm u ul në 29.89%, nga 31.41% në fund të vitit të kaluar, ndërsa borxhi i jashtëm zbriti në 19.45%, nga 21.51%.

Struktura e borxhit vijon të dominohet nga financimi i brendshëm, i cili përbën rreth 60.6% të stokut të përgjithshëm, ndërsa borxhi i jashtëm zë pjesën e mbetur prej 39.4%.

Në krahasim me fundin e vitit të kaluar, raporti i borxhit publik me PBB-në është ulur me 3.57 pikë përqindje.

Pavarësisht uljes së stokut në monedhën vendase, borxhi publik i shprehur në euro është rritur. Sipas Ministrisë së Financave, stoku i borxhit të qeverisë qendrore, pushtetit vendor dhe borxhit të garantuar arriti në 14.96 miliardë euro në fund të shtatorit 2026, nga 14.48 miliardë euro në fund të vitit të kaluar. Rritja është rreth 476 milionë euro, ose 3.3%, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar në serinë statistikore të publikuar nga Ministria e Financave. Kjo ecuri është ndikuar nga forcimi i lekut në raport me euron. Në fund të shtatorit, kursi i këmbimit ishte 92.05 lekë për euro, nga 96.77 lekë në fund të vitit 2025.

Megjithëse borxhi publik është ulur në raport me ekonominë, kostot e shërbimit të tij vijojnë të përbëjnë një zë të konsiderueshëm për financat publike.

Sipas Ministrisë së Financave, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, pagesat për interesat e borxhit arritën në 46.8 miliardë lekë. Nga kjo shumë, rreth 31.8 miliardë lekë u përdorën për interesat e borxhit të brendshëm dhe 15.1 miliardë lekë për interesat e borxhit të jashtëm.

Burimi: Ministria e Financave

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Raportet mjedisore për ndërtimet dhe turizmin, qeveria vendos provim për ekspertët

Ekspertët që vlerësojnë ndikimin në mjedis të ndërtimeve, resorteve turistike, hidrocentraleve dhe projekteve industriale do të duhet të kalojnë nj...

11 hours më parë 3 Min Lexim

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet fiskale pa konsultim me biznesin

Pas publikimeve të paketës fiskale, që parashikon rritje të barrës fiskale për sipërmarrjes, shoqatat e biznesit po e kundërshtojnë ashpër atë. Sho...

11 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!