Wednesday / October 28 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet fiskale pa konsultim me biznesin

Share Share Icon

Pas publikimeve të paketës fiskale, që parashikon rritje të barrës fiskale për sipërmarrjes, shoqatat e biznesit po e kundërshtojnë ashpër atë.

Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” ka shprehur shqetësimin për ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027 dhe kundërshton fuqimisht çdo ndryshim që hartohet pa konsultim real dhe transparent me komunitetin e biznesit.

Sipas informacionit paraprak, parashikohen:

  • Rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe mbi dividendin nga 8% në 15%.
  • Rritja e TVSH-së së përgjithshme nga 20% në 21% dhe e normës së reduktuar për turizmin nga 6% në 10%.
  • Ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, nga 1 janari 2027.

Vlerësimet paraprake flasin për rreth 85 milionë euro barrë shtesë në vit nga tatimi mbi fitimin dhe dividendin, si dhe për përfshirjen e rreth 17 516 tatimpaguesve të rinj në skemën e TVSH-së.

Nëse konfirmohen, ndryshimet do të pakësonin fitimin pas tatimit dhe fondet për investime e modernizim të prodhimit. Rritja e TVSH-së mund të ushtrojë presion mbi çmimet ose marzhet e fitimit, duke rrezikuar kërkesën dhe konkurrueshmërinë, veçanërisht në turizëm.

Për bizneset e vogla që përfshihen në TVSH, shtohen detyrimet e deklarimit dhe administrimit, si dhe mund të rritet nevoja për likuiditet.

Pa masa efektive kundër informalitetit, barra shtesë mbi aktivitetin e deklaruar rrezikon të thellojë konkurrencën e pandershme.

Shoqata kërkon publikimin e propozimeve dhe analizave të ndikimit, konsultim të strukturuar me biznesin përpara miratimit dhe kohë të mjaftueshme për përshtatje.

Zëri i sipërmarrjes duhet të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje me karakter ekonomik, thuhet në njoftim, thuhet në njoftim.

Më herët edhe “Shoqata pro Eksport” deklaroi se “Rritja e propozuar e tatimfitimit nga 15% në 17% dhe pothuajse dyfishimi i tatimit mbi dividendin, nga 8% në 15%, përbëjnë një barrë shtesë për sipërmarrjet.

https://monitor.al/proeksport-albania-industria-po-humbet-vende-pune-qeveria-propozon-taksa-me-te-larta/

 

LEXO GJITHE LAJMET PER PAKETEN E RE FISKALE

 

Ulet barra tatimore për pagat mbi 200 mijë lekë, pragu i tatimit 23% rritet në 300-700 mijë lekë

Taksa shtesë 85 mln euro për bizneset; tatimfitimi bëhet 17%, dividendi rritet në 15%, nga 8% sot

Paketa fiskale, TVSH 6% për ushqimet, 10% për turizmin, norma e përgjithshme rritet në 21%

TVSH te bizneset, pragu i detyrueshëm do të ulet në 5 mln lekë; Në skemë shtohen 17,5 mijë subjekte

Propozimi, pasqyrat financiare do dorëzohen vetëm në QKB, tatimet do i marrin automatikisht

Parapagimi i tatim fitimit konsiderohet detyrim tatimor, do zbatohen procedurat e mbledhjes me forcë

Paketa, propozohet rritje për akcizën e duhanit 4.5%, skedulimi i ri deri më 2033 e rrit 32%

Paketa Fiskale 2027, regjimi i TVSH-së për Bursën e Energjisë zgjatet deri në anëtarësimin në BE

Paketa Fiskale 2027, sponsorizimet, zbritjet tatimore do të llogariten mbi xhiron

 

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

150 mln euro taksa shtesë për bizneset e individët nga rritja e tatimfitimit, dividend, akcizë, TVSH

Ndryshimet në paketën fiskale llogarisin një efekt prej rreth 14 mld lekë shtesë apo rreth 150 mln euro të ardhura në buxhet. Këto janë në fakt tak...

10 hours më parë 4 Min Lexim

Raportet mjedisore për ndërtimet dhe turizmin, qeveria vendos provim për ekspertët

Ekspertët që vlerësojnë ndikimin në mjedis të ndërtimeve, resorteve turistike, hidrocentraleve dhe projekteve industriale do të duhet të kalojnë nj...

11 hours më parë 3 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!