Aksidentet rrugore në rritje 1508 persona të lënduar gjatë 9 muajve të 2026

27 Tetor 2026 | 17:30

Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken si pasojë e aksidenteve rrugore që ndodhin çdo ditë.

Raporti i fundit i ekspertëve të statistikave ka nxjerrë në pah se numri i aksidenteve përgjatë 9 muajve të 2026 është rritur me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 E paralelisht me të në rritje kanë ardhur edhe numrin I personave të përfshirë në këto aksidente.

Zyrtarisht mësohet se në periudhën janar-shtator janë regjistruar 1,090 aksidente, nga 1,028 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ndërsa kanë mbetur të vrarë ose të plagosur 1,508 persona, nga 1,441 në janar-shtator 2025 , me një rritje prej 4.6%.

Tirana vijon të ketë numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, me 401 raste në nëntë muaj, nga 306 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me një rritje prej 31%. Kryeqyteti përqendron rreth 37% të aksidenteve të regjistruara në shkallë vendi. Numri i personave të vrarë dhe të plagosur në Tiranë arriti në 493, nga 382 një vit më parë.

Rritja më e fortë e aksidenteve pas Tiranës, është regjistruar në Durrës.

Nga raporti zyrtar vërehet se disa qarqe kanë shënuar rënie të aksidenteve.  Mes tyre është Shkodra, Dibra, Berati dhe Korça.

Në muajin shtator janë regjistruar 107 aksidente, dhe është parë se  në 90% të rasteve shkaktarë të tyre janë drejtuesit e mjeteve.

Të rinjtë deri në 24 vjeç rezulton me peshën më të lartë në aksidentet e regjistruara, duke përbërë 27.1% të totalit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rruga e amortizuar prej 35 vitesh pengon zhvillimin e turizmit në fshatin Borsh

Borshi prej dekadash pret rehabilitimin e rrugës që të çon drejt plazhit. Banorët thonë se segmenti është i amortizuar prej 35 vitesh, duke vështirësuar lëvizjen...
17:28 | 27/10/2026

Protesta studentore në Tiranë në ditën e 15-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Në Tiranë po zhvillohet dita e 15-të e protestës, ku studentët dhe qytetarët janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas kanë vijuar...
16:53 | 27/10/2026

2 protestues të lënduar vijojnë ende të shtruar në Spitalin e Traumës

2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës. Burime zyrtare bëjnë me dije se...
16:44 | 27/10/2026