Bardhi reagon mbi konsultimet për zgjedhjet vendore: Kjo është një teatër politik

27 Tetor 2026 | 17:35

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore.

Bardhi e cilëson këtë proces si një “teatër politik”, duke akuzuar Begajn se nuk po përmbush rolin e tij kushtetues dhe se nuk po u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Reagimi i plotë:

Sapo jam njohur me shkresën e Institucionit të Presidentit për thirrjen e konsultimeve lidhur me datën që Edi Rama ka paracaktuar për zgjedhjet e ardhshme vendore. E përbuz me neveri këtë teatër politik.

Ftesa e Bajram Begajt është tërësisht e shpërfillshme dhe nuk meriton as koment. Për fat të keq, Shqipëria nuk ka një President të Republikës që përmbush rolin e tij kushtetues, por një ministër pa portofol në shërbim të Edi Ramës.

Shqiptarët janë në shesh për të kërkuar, ndër të tjera, garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse Shqipëria do të kishte një President që e ushtron realisht funksionin e tij kushtetues, ai do ta trajtonte këtë çështje si një emergjencë demokratike dhe do t’u përgjigjej me seriozitet shqetësimeve që prej muajsh po i nxjerrin qytetarët në shesh.

Në vend që të heshtë përballë këtyre shqetësimeve, Presidenti duhet të ishte zëri i Kushtetutës, i demokracisë dhe i qytetarëve. Por, në vend që të përmbushë këtë detyrim, ai zgjedh të mbetet në rolin e një spektatori, duke i shërbyer pushtetit në vend që të mbrojë institucionin që përfaqëson.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentet rrugore në rritje 1508 persona të lënduar gjatë 9 muajve të 2026

Rrugët e Shqipërisë vijojnë të përgjaken si pasojë e aksidenteve rrugore që ndodhin çdo ditë. Raporti i fundit i ekspertëve të statistikave ka nxjerrë në...
17:30 | 27/10/2026

Rruga e amortizuar prej 35 vitesh pengon zhvillimin e turizmit në fshatin Borsh

Borshi prej dekadash pret rehabilitimin e rrugës që të çon drejt plazhit. Banorët thonë se segmenti është i amortizuar prej 35 vitesh, duke vështirësuar lëvizjen...
17:28 | 27/10/2026

Protesta studentore në Tiranë në ditën e 15-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Në Tiranë po zhvillohet dita e 15-të e protestës, ku studentët dhe qytetarët janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas kanë vijuar...
16:53 | 27/10/2026