Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 15-të e revoltës studentore

Studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë: Arrestoni Edi Ramën!

17:45, 27/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë, me thirrjet ‘Arrestoni Edi Ramën!’, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga pushteti.

Protesta ka nisur që në orët e paradites, me grumbullimin e pjesëmarrësve në zonën e Ministrisë së Arsimit. Më pas, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku po vijojnë tubimin e tyre.

Me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, studentët dhe qytetarët po shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë, ndërsa ndër kërkesat e tyre kryesore është edhe dorëheqja e kreut të qeverisë.

Marshimi zhvillohet në kuadër të protestave që prej ditësh po mbahen në kryeqytet. Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë, ku po përsërisin thirrjet e tyre kundër Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco