Plagosja në Shkodër, një person me maskë Covidi iu afrua këngëtarit teksa pinte kafe në lokal, dhe e qëlloi me armë


Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja që ndodhi paraditen e kësaj të marte në Shkodër.
Burime bëjnë me dije se personi që ka mbetur i plagosur është shtetasi Taulant Hoti, me profesioni këngëtar.
Burimet i thanë Shekullit se Hoti po pinte kafen e mëngjesit kur papritur një person me maskë si ato që përdoreshin në kohën e Covidit, është afruar dhe e ka qëlluar nga pas shpine duke e lënë të plagosur.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po heton në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Hoti është këngëtar i muzikës së lehtë, dhe pjesë e shumë gëzimeve familjare në qytetin e Shkodrës, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur konflikte të mëparshme.
Dëshmia e tij pritet me interes, për të hedhur më shumë dritë në lidhje me ngjarjen.
360grade.al


















