Kakavijë, zbulohen mallra të padeklaruara në një autobus, sekuestrohen cigare, parfume dhe veshje

Strukturat e Degës Doganore Kakavijë vijojnë kontrollet në pikën kufitare me qëllim parandalimin e rasteve të mosdeklarimit të mallrave dhe goditjen e kontrabandës.

Gjatë ditës së sotme, në hyrje të territorit shqiptar, punonjësit doganorë kanë konstatuar një sasi mallrash të padeklaruara në një autobus transporti.

Pas kontrollit fizik të mjetit, janë evidentuar sasi cigaresh, produktesh parfumerie dhe veshjesh, të dyshuara si mallra kontrabandë.

Dega Doganore Kakavijë bën me dije se kontrollet do të vijojnë në kuadër të zbatimit të legjislacionit doganor, parandalimit të paligjshmërisë dhe garantimit të përmbushjes së detyrimeve ligjore nga subjektet që kalojnë kufirin.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri