Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj diskutimeve për paketën e re fiskale të vitit 2027, duke paralajmëruar se qeveria do të miratojë nesër buxhetin e parë në historinë e vendit që kalon vlerën e 10 miliardë eurove.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama kritikoi publikimet dhe komentet e bëra për masat e reja fiskale, duke i cilësuar dokumentet e shpërndara si të paplota.
“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan kreu i qeverisë.
Rama e cilësoi paketën e re si një nga nismat më ambicioze për rishpërndarjen e rritjes ekonomike, ndërsa tha se qëndrimi zyrtar i qeverisë do të bëhet i ditur përmes miratimit të buxhetit dhe paketës fiskale.
#EdiRama #PaketaFiskale2027 #Buxheti2027 #Ekonomia #Qeveria

