Vendosni fjalën kyçe....

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet fiskale nga qeveria


Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka kundërshtuar ndryshimet fiskale të propozuara nga kryeministri Rama. Sipas tyre, paketa e re fiskale pritet të rrisë barrën tatimore për bizneset, duke lënë më pak fonde për investime dhe duke shtuar presionin mbi çmimet.

Në reagimin e BPSH-së theksohet se paketa fiskale parashikon rritje të tatimit mbi fitimin nga 15% në 17% dhe e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15% ndërsa norma e përgjithshme e TVSH-së pritet të rritet nga 20% në 21%, ndërsa norma e reduktuar për turizmin nga 6% në 10%.

“Ulja e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 në 5 milionë lekë qarkullim vjetor do të përfshinte më shumë biznese të vogla në këtë skemë, duke u shtuar detyrimet për deklarim dhe administrim. Shoqata “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” kundërshton fuqimisht çdo ndryshim në paketën fiskale që hartohet pa konsultim real dhe transparent me komunitetin e biznesit. Ndryshimet që prekin sipërmarrjen kërkojnë dialog paraprak, vlerësim të ndikimit dhe kohë të mjaftueshme për përshtatje. Zëri i sipërmarrjes duhet të dëgjohet përpara çdo vendimmarrjeje me karakter ekonomik.” – thuhet ndër të tjera në reagim.