• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
JavanewsJavanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
JavanewsJavanews
Home Kosova

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

by A. Q
27/10/2026 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duhet të bëjë më shumë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Këtë kërkesë i drejtoi kryeministrit Rama, deputeti shqiptar i sapo dalë nga zgjedhjet e fundit në Serbi, Visar Mehmeti në Rretheqark me Xhevahir Qardakun në A2 CNN, duke i kujtuar bashkëpunimet serioze me Tiranën zyrtare në të kaluarën.

“Në të kaluarën kemi patur bashkëpunime serioze me Tirannë zyrtare. Kohet e fundit nuk është sa duhet për fat të keq edhe pse ambasadori i Shqipërisë është prezent shpeshherë në Luginën e Preshevës, por nuk është e mjaftueshme të mbesë në nivel ambasadorësh. Barrën kryesore e ka kryeministri i Shqipërisë.

Dhe mendoj që kryeministri duhet të bëjë më tepër për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke mos anashkaluar interesimin e president Begaj e ministrit Hoxha, por e dimë impaktin e kryeministrit të shtetit”, tha ai.

Por si do të ndalohet spastrimi etnik me pasivizimin e adresave ai u përgjigj: “Pasivizimi i adresave ka arritur në PE, në BE në senatin e kongresin amerikan, është tematizuar tej mase kjo çështje. Ne si deputetë duke qene këmbëngulës që kjo qasje ndaj këtij fenomeni të ndryshohet dhe kërkesa kryesore është që adresat e pasivizuara të aktivizohen dhe qytetarët të kenë mundësi të paraqiten me dokumentacione të vlefshme që i kanë pasur në të kaluarën”.

I pyetur se cilat do të jenë detyrat kryesore të dy deputetëve shqiptarë në parlamentin serb, Mehmeti tha se ka shumë çështje që kanë mbetur pezull, por kryesore është pasivizimi i adresave. Sipas tij kjo është edhe një ndër faktorët që ndikuan në mos marrjen e mandatit të tretë të shqiptarëve në këto zgjedhje, shanset për të cilin theksoi ai janë shumë të vogla.

“Kemi shumë detyra e punë për të bërë që kanë nisur dekada më parë por nuk ëhstë arritur qëllimi ynë që të vihen në pah të drejtat tona. Ka shumë çështje për t’u shtjelluar e ngritur zëri, por më tematike është pasivizimi i adresave që është një prej faktorëve që nuk kemi fituar mandatin e tretë është që shumë shqiptarëve iu është pamundësuar të votojnë dhe shanset cdo ditë e më shumë po pakësohen. Dy faktorë kyçë janë dalja e lartë e votuesve në Serbi dhe pasivizimi i adresave. Nuk presim se do kemi aq vota për të ndryshuar numrin e deputetëve. Deri tani janë numëruar 97% e votave. Shanset janë shumë të vogla”, tha ai për Rretheqark me Xhevahir Qardakun në A2 CNN.

Sa i përket bashkëpunimit me partinë kryesore fituese në zgjedhjet serbe, Mehmeti beson që ky do të jetë i mundur sapo të certifikohen zgjedhjet.

“Është ende herët për të kontaktuar por nga praktikat e mëparshme partia fituese i thërret posacërisht partitë e pakicave. Dhe në këtë rast pasi të certifikohet rezultati, Lista Studentore i thërret partitë e pakicave. Besoj se do kemi kontakte e biseda për bashkëpunim në legjislaturën e re. Lugina e Preshëvës është me shumicë serbe por ka shqiptarë anëekënd Serbisë. Sa i përket pikave që duhet ti qasemi ne si koalicion shqiptar, gjatë fushatës e kemi një platformë politike, ku duhet të vendosen në tavolinë dhe të shqyrtohet mundësia për marrjen e çështjeve seriozisht. Ne jemi të gatshëm të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe të kemi sinjale bashkëpunim të sinqertë në të ardhmen. Sa i përket pakicave unë besoj që do kenë qasje ndryshe pozitive, por nuk dua të jem shumë optimist pa i parë në terren si do qasen”, theksoi ai.

I pyetur nëse do ta njohë Serbia Kosovën me ardhjen në pushtet të Listës Studentore, deputeti Mehemti beson se qasja mund të jetë pak më ndryshe, por jo ndryshim drastik nga qeverisja e kaluar.

“Kjo është pak çështje e ndjeshme. Këtu çdo qytetar dhe ata serbë realitetin e dinë, por për ta pranuar publikisht është disi është e rrezikshme për ata që merren me politikë dhe që kërkojnë vota tek qytetarët duke e ditur ndjeshmërinë e Kosovës që është në opinion dhe për këtë arsye është e qartë dhe është e ditur se edhe Lista e Studentëve pa marrë parasysh sa liberalë do ishin, nuk do e pranonin publikisht këtë realitet. Unë besoj dhe jam i bindur që do ketë një qasje pak më ndryshe, por nuk mund të presim ndonjë ndryshim drastik prej qeverisjes së kaluar”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

“Ja çfarë presim nga Lista Studentore”- Deputeti shqiptar në Serbi i bën apel kryeministrit Rama: Ke barrën kryesore, duhet të na mbështesësh!

October 27, 2026
“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

“Protesta tkurri turizmin”- Dhoma e Tregtisë Gjirokastër: Kemi shumë anulime rezervimesh! (VIDEO)

October 27, 2026
Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e Izraelit, pjesëmarrja mbi 66% dhe në nivel rekord!

October 27, 2026
VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

October 27, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

October 27, 2026
Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

October 27, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In