Studentët dhe qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë, me thirrjet “Arrestoni Edi Ramën!”, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga pushteti.
Protesta nisi që në orët e paradites, kur pjesëmarrësit u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku vijojnë tubimin dhe thirrjet kundër kreut të qeverisë.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë dhe mënyrës së ushtrimit të pushtetit.
Tubimi zhvillohet në kuadër të protestave që prej ditësh po mbahen në Tiranë, me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshimin e situatës politike në vend.m.k





