Granit Xhaka është rikthyer si kapiten i përfaqësueses së Zvicrës, pas mungesës në katër ndeshje për shkak të çështjes së certifikatave të falsifikuara të vaksinimit kundër COVID-19. Edhe sulmuesi Breel Embolo është sërish i disponueshëm për trajnerin Murat Yakin, në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve që zhvillohen muajin e ardhshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Zvicerane e Futbollit, e cila konfirmoi se të dy lojtarët mund të rikthehen në dispozicion të kombëtares pa kufizime.
“Jam i kënaqur që, në prag të ndeshjeve të nëntorit, mund të bëj sërish grumbullimet pa kufizime”, deklaroi trajneri Murat Yakin.
Sa i përket Xhakës, federata bëri të ditur se trajneri, stafi teknik dhe lojtarët janë shprehur unanimisht në favor të vazhdimit të tij në rolin e kapitenit. Kështu, mesfushori shqiptar do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit, duke ruajtur statusin e një prej figurave kryesore të përfaqësueses helvete.
Në fillim të këtij muaji, Xhaka kishte zbuluar se ishte dënuar me kusht për sigurimin e një dokumenti të falsifikuar vaksinimi në vitin 2022. Vendimi parashikon një periudhë prove prej dy vitesh, ndërsa futbollisti duhet të mbulojë edhe shpenzimet gjyqësore. Atij i është caktuar gjithashtu një gjobë prej 150 mijë frangash zvicerane, rreth 180 mijë dollarë, ekzekutimi i së cilës është pezulluar.
Edhe Embolo ishte përfshirë në shtator në një çështje të ngjashme, por tani është rikthyer në listën e lojtarëve që mund të grumbullohen.
Vendimi i federatës i hap rrugën rikthimit të plotë të dy futbollistëve në kombëtare, ndërsa Xhaka do të vazhdojë të jetë një nga drejtuesit kryesorë të skuadrës në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
© SYRI.net
Mbappe dhe Dembélé kritikohen për ‘mungesë respekti’ ndaj Kane në ceremoninë e Topit të Artë
Europa League, ndryshon data e Rennes-Olympiacos për arsye sigurie
Frikë për Gabriele Arditi-n, futbollisti humb ndjenjat para Benevento-CatanzaroBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: