Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe mundësinë e rotacionit politik.
Ai u ndal te përqendrimi i pushtetit në duart e mazhorancës socialiste, duke iu referuar zhvillimeve politike të dekadave të fundit.
‘Sali Berisha dorëzoi pushtetin në vitin 2013 me koalicionin e tij, 48% të pushteteve. Ndaj, i dashur, nga viti ’92 deri në vitin 2012 patën vend katër rotacione. Shqipëria kaloi kriza në rrugë demokratike. Më vonë, sipas këtij instituti, kur u fut drejtësia e tëra në xhep, Edi Rama dhe PS-ja, arrin të ketë 90% të pushtetit në vitin 2020. Padroni i tij në Beograd, që u përmbys, nuk ka pasur më shumë se 60% të pushtetit.’, tha Berisha në KlanNews.
I pyetur për rolin e opozitës në këtë situatë dhe nëse ajo mban ndonjë përgjegjësi, Berisha theksoi se kryeministri nuk është i gatshëm të largohet nga pushteti përmes një procesi normal politik.
‘Nëse kryeministri vendos të mos e dorëzojë pushtetin, bëj ç’të duash, nuk ja merr dot! Ka dy rrugë, si Çaushesku ose padroni në Beograd. Tani i iku koha atij! Nuk ke parë në Shqipëri, djem dhe vajza që kanë dalë në protestë.’
Kreu i demokratëve u pyet edhe për atë masë qytetarësh që janë kritikë ndaj opozitës. Në përgjigjen e tij, Berisha nënvizoi se opozita është një mision duke sjellë si argument përvojën e tij shumëvjeçare në politikë.
‘Në këto 35 vite politikë, kam 13 vite në pushtet, të gjitha të tjerat në opozitë. Opozita është mision real, unë kam qëndruar në opozitë duke u votëbesuar me dhjetëra herë.’
I pyetur konkretisht për rezultatin e fundit të brendshëm të partisë dhe mbështetjen që gëzon, Berisha pretendoi se një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë nuk pranon të përfshihet në garën politike, pasi, sipas tij, procesi zgjedhor nuk ofron kushte të barabarta.
‘Nga viti 2009, Edi Rama nuk është votuar asnjëherë të vetme. Aty s’votohet njeri, janë të gjitha emërime. E nisi karrierën si kryeministër për 200 milionë euro të fshehura në bankat offshore. Berisha ka dy vettinge, i vetmi politikan në Europë, ku kanë gjetur zero! Kanë gjetur ligjin dhe vetëm ligjin’, shtoi më tej.
© SYRI.net
Zgjedhjet në Izrael/ Arifi: Lufta në Gaza ka ndarë shoqërinë, partitë arabe e komplikojnë situatën
Po përfundojmë paketën e 'rregjimit të kujdestarisë' në zgjedhje! Bylykbashi: Kërkesa imperative e sheshit është 'Rama ik'
‘Kemi shpallur dy parime’/ Berisha: Mbështesim studentët në protestë, do jemi aty deri në fund