“Leksionet e opozitës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare

27 Tetor 2026 | 21:27

Politologu Adri Nurellari komentoi në emisionin Now në Euronews Albania rezultatin e zgjedhjeve në Serbi me fitoren e Listës Studentore dhe largimin e Aleksandër Vuçiç pas 14 vjetësh në pushtet.

Sipas tij, një element shumë i rëndësishëm që i kontribuoi fitores së lëvizjes studentore dhe largimit të vucicit ishte qëndrimi i opozitës tradicionale serbe, që u largua tërësisht dhe nuk tentoi të infiltronte njerëzit e vet në protestë, krejt e kundërta që po bën opozita në Shqipëri.

“Ka shumë elementë, që nga gjendja ekonomike, niveli i lartë i kriminalizimit, por thelbi kryesor që i vlen edhe Shqipërisë është që zgjedhjet janë prapë instrumenti më i mirë për të siguruar rotacion dhe për të hequr autokratët. Protesta mobilizoi një elektorat të ri, ishte një protestë që gradualisht u bë lëvizje, u organizua në strukturë dhe më tej në alternativë politike, me kandidatura dhe vizione.

Është aftësia e kësaj proteste dhe elitës që, ndryshe nga ne, që i ndenjën jashtë protestës së flamingove, atje i ndenjën në krye që në start, por edhe një gjë shumë e rëndësishme është se si ka vepruar opozita tradicionale. Kjo është një shuplakë për opozitën tradicionale shqiptare, që e përdor kapjen e shtetit si alibi për dështimet e panumërta. Opozita atje u largua dhe e vuri në dispozicion gjithë infrastrukturën e vet dhe nuk infiltroi njerëzit e vet brenda protestës. Ajo që bën opozita në Shqipëri është krejt e kundërta e asaj që bëjnë serbët”, tha Nurellari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Do vijnë të na heqin Ramën?”/ Mentor Kikia: Është eufori, nuk funksionon kështu

Gazetari Mentor Kikia komentoi analogjitë mes protestave të studentëve në Serbi dhe situatës politike në Shqipëri, duke theksuar se zhvillimet në Beograd nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht...
22:39 | 26/10/2026

“Pakënaqësia nuk zgjidhet me plumba dhe shkopa gome”, ish-Prokurori: Të mbahet përgjegjësi

Ish-prokurori Eugen Beçi, duke folur për “Now”, ka komentuar protestat që po zhvillohen prej 14 ditësh në Tiranë, të shoqëruara me tensione dhe përplasje fizike....
22:22 | 26/10/2026

Artan Hoxha: U tentuan trazira në burgje gjatë këtyre ditëve, ja si u izoluan

Gazetari Artan Hoxha hodhi poshtë, në emisionin Now në Euronews Albania, deklaratën e kryeministrit, sipas së cilës protestat e dhunshme i organizoi krimi i organizuar....
21:49 | 26/10/2026