Rasti i trajtuar nga emsioni “Stop”, këtë të martë, më 27 tetor lidhet me denoncimin e një nxënësi për kushtet e gjimnazit të tij “Elez Isuf Ndreu” në Kamëz, ku “Stop” evidentoi problematika, që lidhen me amortizimin e godinës, gjendjen e tualeteve dhe mungesën e kushteve të përshtatshme për ngrohje.
Problemet nuk përfundojnë këtu. Shkolla nuk ka një palestër funksionale, për zhvillimin e orëve të edukimit fizik. Ambienti i prezantuar si palestër ishte një klasë, ndërsa nxënësit e zhvillojnë aktivitetin fizik në ambientet e jashtme. Po ashtu, laboratorët e informatikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë ishin të mbyllur.
Drejtori i shkollës, Ilir Lashi, i mohon këto problematika. Ne shkuam në Bashkinë e Kamzës, ku nënkryetari Gentian Biçukaj deklaroi se rikonstruksioni i plotë i shkollës pritet të nisë në vitin 2027.
Sipas tij, projekti parashikon edhe ndërtimin e një palestre në katin e tretë, për shkak të mungesës së sipërfaqes së tokës.
/Emisioni Stop











