Jasir Asani mund të rikthehet në listën e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit nëntor. Mediet iraniane raportojnë se sulmuesi i Esteghlal pritet të marrë një ftesë nga trajneri i kuqezinjve, pas mungesës në grumbullimet e shtatorit dhe tetorit.
Futbollisti shqiptar po kalon një moment pozitiv në kampionatin iranian, ku vetëm pak ditë më parë arriti të shënonte në barazimin 1-1 ndaj Çadormalu. Forma e tij mund të jetë një faktor në favor të rikthimit në përfaqësuese, e cila mund të përfitojë nga eksperienca dhe aftësitë e tij në repartin ofensiv.
Asani do të shtonte alternativat në krahun e djathtë të sulmit, një pozicion ku Shqipëria ka pasur pak zgjidhje në grumbullimet e fundit. Sabah Kerjota ishte i vetmi futbollist me profil të mirëfilltë në këtë rol, por nuk arriti të aktivizohej në fushë.
Përvoja e Asanit me fanellën kuqezi dhe aftësia për të krijuar rrezik me depërtimet dhe goditjet e tij mund ta bëjnë një alternativë të vlefshme për ndeshjet e ardhshme.
Megjithatë, rikthimi i tij nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për momentin, bëhet fjalë për raportime nga mediet iraniane, ndërsa përgjigjja përfundimtare do të vijë me publikimin e listës së Kombëtares për muajin nëntor.
© SYRI.net
Yamal, pas vendit të tretë në garën Topit të Artë: Momenti im do të vijë
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon 6-2 dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A
Disiplina gjobit Vllazninë, dënohet edhe zyrtari i DinamosBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: