Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës

27 Tetor 2026 | 21:01

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë.

Rogert Ajdini, banues në Trevi, ishte duke punuar në asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që drejtonte.

Sipas mediave italiane, mjeti i rëndë dyshohet se është përmbysur për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Kolegët e 20-vjeçarit kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por plagët e marra kanë rezultuar fatale.

Në vendngjarje mbërritën ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit, por ekipet nuk arritën ta shpëtonin të riun.

Ndërkohë, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përmbysjen e mjetit të rëndë.

Punimet në rrugën Santa Cristina ishin ndërmarrë nga Bashkia e Valtopinës në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe i ishin besuar një kompanie të specializuar.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të riut, duke e cilësuar humbjen e tij si një tragjedi të rëndë.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit fatal në vendin e punës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO)

Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat...
21:35 | 27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy gjatë protestës, duke theksuar se...
21:32 | 27/10/2026

Aksident në Elbasan, 2 makina përplasen në qendër të qytetit (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme të...
19:54 | 27/10/2026