E martë, 27 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Panik në Librazhd, flakët përfshijnë dy restorante në breg të Shkumbinit

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, të cilat ndodhen në breg të lumit Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë të dy objektet, të vendosura në afërsi të njëri-tjetrit.

Reklamë

Menjëherë në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili është përballur me një situatë të vështirë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur fikja e zjarrit tek njëri prej restoranteve, ndërsa operacioni vijon për shuarjen e flakëve tek objekti tjetër.

Reklamë

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për shkaqet e rënies së zjarrit, dëmet materiale apo nëse ka persona të lënduar.

Pritet që në vijim të dalin detaje të tjera mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.