Dragan Vuçeviç, pronari i televizionit “Informer”, pro ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u nxorr jashtë nga media e tij nga qytetarët serbë pas fitores në zgjedhje të Listës Studentore.
Vuçeviç, një figurë polemizuese në botën mediatike në Serbi, njihet gjerësisht për mbështetjen e fortë ndaj Vuçiçit. Muaj më parë, në kohën e protestave studentore, kur diskutohet përdorimi i topit zanor nga ana e qeverisë serbe, ai u shfaq në televizionin e tij duke kërcyer.
Ndërsa bënte thirrje publike për rrahjen dhe arrestimin e studentëve dhe qytetarëve protestues duke i quajtur ata terroristë.
“Epo, shkoni q*ni nënat tuaja, turp për ju, mashtrues terroristë. Rrihini, thyejuani brinjtë, arrestojini organizatorët dhe pastaj nuk do të mendojnë ta bëjnë më.” – deklaronte muaj më parë Vuçevviç.