Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale në zonat bregdetare pritet të luhaten nga 8 deri në 20 gradë Celsius.
Në vendet e ulëta, temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa në zonat malore pritet të zbresin deri në 1 gradë Celsius dhe të arrijnë maksimalisht në 13 gradë Celsius.
Të lidhura
None found
Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat malore, për momente të caktuara, pritet të fitojë intensitet deri të fortë.







