Akuzat për abuzim seksual, FBI bastis një vilë të lidhur me ish-kongresmenin Eric Swalwell
Zyrtarët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni në lidhje me hetimin ndaj ish-kongresmenit amerikan Eric Swalwell. Ish-kongresmeni 45-vjeçar u tërhoq nga gara për guvernator të Kalifornisë dhe dha dorëheqjen nga vendi i tij në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi u bënë publike akuzat për ngacmim seksual gjatë mandatit të tij.
Në gusht, FBI-ja ndaloi ish-ligjvënësin demokrat në një aeroport, sekuestroi pajisjet e tij elektronike dhe bastisi shtëpinë e tij në Uashington DC, si pjesë e hetimit mbi këto akuza. Swalwell ka mohuar çdo pretendim dhe avokatja e i tij ka quajtur ato “të fabrikuara”, shkruan BBC.
“Këto akuza janë të rreme, të sajuara dhe thellësisht ofenduese – një goditje politike e llogaritur dhe transparente”, tha avokatja e tij Sara Azari rreth kohës kur ato u raportuan për herë të parë.
Swalwell është akuzuar nga shumë gra, duke përfshirë përdhunimin e njërës prej viktimave të tij ndërsa ajo ishte e dehur dhe e paaftë të përgjigjej dhe dërgimin e fotove nudo të padëshiruara tek gratë.
Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë
Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën
BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi
- 07:23 Pas muajsh hezitimi, Evropa tregon se është gati për bisedime me Rusinë
- 07:11 Zgjedhjet në Izrael! Netanyahu dhe Eisenkot pretendojnë epërsi, por asnjëri nuk siguron shumicën
- 05:16 BE: Gati të punojmë me qeverinë e re në Serbi
- 04:22 Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion
- 02:04 Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI
- 01:37 “Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil