Pas 12 vitesh, Aleksandar Vuçiq ka humbur pushtetin në Serbi. Drejtimin e vendit pritet ta marrë Lista Studentore, e cila fitoi zgjedhjet e mbajtura të dielën e kaluar.
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, vlerëson se ky ndryshim politik nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.
Të lidhura
None found
“Nuk besoj se Serbia ka kapacitet të demokratizohet. Për raportet me Kosovën nuk pres asnjë ndryshim. Politika serbe ndaj Kosovës është e bashkuar për të keq”, deklaroi Ramadani.
Sipas tij, Serbia do ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës vetëm nëse NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja mbajnë një qëndrim të përbashkët për këtë çështje.
“Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës ndryshon kur NATO-ja, SHBA-ja dhe BE-ja kanë një gjuhë unifikuese për çështjen e Kosovës”, theksoi ai.
Ramadani shtoi se Kosova duhet ta përqendrojë vëmendjen te e ardhmja e saj dhe të mos shqetësohet për zhvillimet politike në Serbi.
“Ne duhet të shohim vetëm rrugën tonë. Nuk duhet të merremi me atë që ndodh në Serbi, por të përqendrohemi te punët tona, pa u brengosur se kush fiton atje”, u shpreh Burim Ramadani.





