Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë, është arrestuar pasi qëndroi disa orë në arrati.
Sipas Policisë, pas një pune intensive operative e hetimore dhe bashkëpunimit me qytetarët, autoritetet arritën ta lokalizonin dhe ta ndalonin Sylajn. Ai kërkohej në lidhje me rastin e “vrasjes së rëndë”, të ndodhur më 25 tetor 2026 në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Të lidhura
None found
Policia bëri të ditur se arrestimi u krye sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, nga njësitet përkatëse.

Menjëherë pas ndalimit, Sylaj u shoqërua nga forcat policore drejt Stacionit të Policisë.




