Vendosi 5 euro për të fituar 1.2 milionë euro; basti i çmendur me 12 ndeshje dhe goditje nga këndi

28 Tetor 2026
8:09
Alfred Lleshi
back button

Një tifoz 45-vjeçar i Aston Villa, nga Portsmouth, ka fituar një shumë marramendëse prej afro 1.2 milionë eurosh, duke vendosur vetëm 4 paund, rreth 4.77 euro, në një bast të kombinuar me 12 ndeshje. Parashikimi i tij ishte që në secilën prej tyre të kishte të paktën 12 goditje nga këndi.

Kuota e përgjithshme në “Betfair” ishte 249.347, ndërsa përzgjedhja përfshinte 2 ndeshje të “Championship” dhe 10 të “League One”, kategoritë e dyta dhe të treta të futbollit anglez.

Basti dukej në rrezik në pushimin e ndeshjeve. Në Cambridge–Plymouth ishin regjistruar vetëm 4 goditje nga këndi, ndërsa në Reading–Barnsley vetëm një. Megjithatë, pjesët e dyta sollën numrin e nevojshëm të goditjeve nga këndi në të 12 takimet, duke e shndërruar tifozin në milioner.

“Fillimisht u ndjeva keq, duke u përpjekur të sigurohesha se gjithçka ishte e vërtetë. I kërkova gruas të kontrollonte shumën në llogari, sepse nuk më dukej reale. Nuk fjeta shumë atë natë, duke menduar se çfarë mund të bënim me paratë”, – rrëfeu ai.

Fituesi planifikon të shlyejë kredinë e shtëpisë, të blejë një makinë dhe të kalojë një javë pushimesh me familjen. Zakonisht ai vendos baste të përbashkëta me miqtë, por këtë herë bëri edhe një parashikim personal.

“Kam pasur vetëm 4 paund në llogari dhe vendosa të provoja diçka timen, duke luajtur për më shumë goditje nga këndi. Jam i sigurt se do t’i qeras miqtë me diçka”, – tha anglezi. Fitorja u konfirmua dhe u pagua nga “Betfair”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit