Katër komisione parlamentare mblidhen sot: në fokus AKI-ja, barazia gjinore dhe projektligjet për energjinë

Katër komisione të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë sot mbledhje, ku do të trajtohen raportimi i kreut të AKI-së, barazia gjinore, financat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe projektligjet për energjinë.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë nis në orën 10:00. Para anëtarëve do të raportojë drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.

Të lidhura

None found

Po në orën 10:00, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të takohet me Edi Gusinë, kryeshefe ekzekutive të Agjencisë për Barazi Gjinore.

Në orën 11:00, Komisioni për Buxhet do të shqyrtojë raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2025.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të mblidhet në orën 13:00 për të shqyrtuar Projektligjin nr. 11/L-003 për energjinë dhe Projektligjin nr. 11/L-004 për energjinë elektrike.

Takimet e të katër komisioneve do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Kosovës.


Shtuar më 28.10.2026 08:05

Quantcast