Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa nuk priten reshje shiu.
Temperaturat do të pësojnë luhatje sipas zonave, me vlera minimale që do të zbresin deri në 1°C në zonat malore, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 20°C në bregdet. Vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale parashikohen si më poshtë:
Në zonat bregdetare: 8–20°C
Në zonat e ulëta: 5–19°C
Në zonat malore: 1–13°C
Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa në zonat bregdetare dhe malore pritet të forcohet për momente të shkurtra.












