Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog.
Pas djegies dhe thyerjes së karrigeve të vendosura në bulevard dhe refuzimit të stolave prej guri, edhe këtë mëngjes para zyrës së kryeministrit është vendosur një sofër guri. Mbi të janë lënë letra me mbishkrimin “Dialog”, si një tjetër përpjekje e Ramës për të ftuar studentët në bisedime.
Pak ditë më parë, kreu i qeverisë prezantoi paketën e masave kundër dhunës, e cila parashikon ashpërsimin e dënimeve dhe gjobave për protestuesit e dhunshëm, si dhe për personat që marrin pjesë në tubime të dhunshme.