I akuzuar për vrasjen e Egli Progës, arrestohet Denis Meçe pasi theu masën “arrest në shtëpi”! Në pranga edhe kushëriri i tij

28 Tetor 2026 | 08:40

Denis Meçe është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas burimeve policore, së bashku me të është arrestuar edhe një kushëri i tij për moskallëzim krimi.

Burimet bëjnë me dije se Meçe është konstatuar jashtë banesës, duke lëvizur me automjet, në kundërshtim me masën e sigurisë të caktuar nga gjykata.

Meçe është një nga të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës dhe, së bashku me të pandehurit e tjerë, po gjykohej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Korçës rrëzoi kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar, duke vendosur vijimin e procesit gjyqësor sipas procedurës së zakonshme për çështjen e vrasjes së Egli Progës.

Egli Proga u vra në një bar-kafe në Pogradec më 10 gusht të vitit 2024. Dy të dyshuarit, Denis Meçe dhe Leonidha Guçe, akuzohen për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim, të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të cilën Meçe e shkeli atë.

Ndërsa tre të tjerët, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku, janë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për moskallëzim krimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale (VIDEO)

Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat...
21:35 | 27/10/2026

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli për plagosjen e Erjon Vishkullit në sy gjatë protestës, duke theksuar se...
21:32 | 27/10/2026

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën gjatë punimeve për asfaltimin e rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini, banues në Trevi, ishte duke...
21:01 | 27/10/2026