Mirlind Daku zbulon interesimin nga Serie A dhe arsyen pse zgjodhi Spartakun e Moskës

Mirlind Daku ka zbuluar se gjatë verës, kur kaloi nga Rubini i Kazanit te Spartaku i Moskës, mori edhe një ofertë nga një klub i Serisë A. Sulmuesi i Kombëtares nuk bëri të ditur emrin e skuadrës italiane, por tregoi se vendosi të vazhdonte karrierën në Rusi.

Në një intervistë për median ruse “SovSport”, Daku iu përgjigj disa pyetjeve mbi mundësitë që pati për të luajtur jashtë Rusisë.

Të lidhura

None found

– A pate oferta të tjera nga Europa, përveç asaj të Spartakut?

– Po, por sapo pashë Spartakun, e kuptova se doja t’i bashkohesha këtij klubi.

– Nga cili vend ishte oferta tjetër?

– Nga Italia, prej një skuadre të Serisë A.

– Ishte klub i mirë?

– Po.

– Renditej mbi mesin e tabelës?

– Nuk e di, tha duke qeshur.

Përgjigjet e shkurtra të Dakut tregojnë se ai pati një mundësi konkrete për të luajtur në kampionatin më të lartë italian. Megjithatë, sulmuesi zgjodhi të qëndronte në Rusi, ku ishte përshtatur më parë, pasi kishte spikatur me Rubinin e Kazanit.

Edhe te Spartaku i Moskës, një prej klubeve më të mëdha të Rusisë, Daku po paraqitet mirë: në të gjitha kompeticionet ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste.


Shtuar më 28.10.2026 09:06

Quantcast