Hodhën fishekzjarrë në fushë, UEFA masë disiplionre për tifozët e Lens! Lihen pa bileta në ndeshjet kundër Leipzig dhe Liverpool 

28 Tetor 2026 | 09:16

UEFA mori të martën një vendim disiplinor ndaj tifozëve të klubit francez Lens duke iu ndaluar blerjen e biletave përndeshjen kundër Liverpoolit.

Tifozët e Lens ndezën dhjetëra fishekzjarrë dhe hodhën disa prej tyre në fushë, duke detyruar që ndeshja kundër Club Brugge javën e kaluar të ndërpritej përkohësisht. Lens humbi 3-0.

Klubi ishte tashmë në provë nga UEFA për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve nga tifozët në një ndeshje të mëparshme të Ligës së Kampionëve kundër Slavia Pragës në shtator.

UEFA tha se gjyqtarët e apelit i vendosën një ndalim Lens për shitjen e biletave tifozëve për dy ndeshje jashtë fushe të Ligës së Kampionëve.

Sanksioni do të zbatohet kur Lens të luajë kundër Leipzig më 24 nëntor dhe kundër Liverpool në Anfield më 27 janar. Një pezullim për ndeshjen e tretë shtyhet për një periudhë prove dyvjeçare.

UEFA tha se Lens u gjobit me 80,000 euro për akuzat e “ndezjes dhe hedhjes së sendeve piroteknikë, si dhe për akte dëmtimi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Komisioni i Disiplinës publikon vendimet, Vllaznia gjobitet për sjelljen e tifozëve

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e datës 27 tetor 2026, duke ndëshkuar disa klube dhe zyrtarë për...
20:23 | 27/10/2026

Vendoset ardhmja e Xhakës te Zvicra

Granit Xhaka do të rikthehet te Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ndërsa është konfirmuar se do ta mbajë edhe...
19:41 | 27/10/2026

Bayerni prezanton fanellën speciale për Topin e Artë të Kane

Bayern Munich ka prezantuar një fanellë speciale për të festuar triumfin e sulmuesit Harry Kane në garën për Topin e Artë 2026. Klubi gjerman ka...
16:16 | 27/10/2026