Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

28 Tetor 2026 | 09:14

Rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare në Izrael tregojnë një avantazh për bllokun e drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, por pa arritur shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 09:20, kur janë numëruar 66.2% e kutive të votimit, blloku i Netanyahut siguron 56 mandate, ndërsa koalicioni i drejtuar nga Gadi Eisenkot, lideri i partisë Yashar, merr 48 mandate.

Ndërkohë, partitë arabe, të cilat gjithashtu kundërshtojnë Netanyahun, kanë siguruar 16 mandate.

Për të siguruar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë nevojiten të paktën 61 mandate. Kështu, shifrat paraprake nuk i japin asnjërit prej dy blloqeve kryesore një shumicë të qartë.

Numërimi i votave vijon dhe rezultatet mund të ndryshojnë. Votat e vendosura në zarfe të dyfishta, përfshirë ato të ushtarëve, do të numërohen në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

Pentagoni po vendos një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Izrael, raportoi The Wall Street Journal, duke cituar burime. Sipas burimeve, ushtria amerikane ka...
09:05 | 28/10/2026

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

Ministria e jashtme e Kinës është përgjigjur ndaj propozimit të kancelarit gjerman Friedrich Merz për akses më të gjerë në tregjet BE-Azi për të kundërshtuar...
09:02 | 28/10/2026

E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

Vrasësi serial famëkeq Ted Bundy është shpallur përgjegjës, nëpërmjet provave të ADN-së, për vrasjen e një vajze 17-vjeçare nga Utah , e cila u zhduk...
08:54 | 28/10/2026