Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e revoltës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

Trajtimi i privilegjuar i njeriut të Ramës/ SPAK mbyll hetimet për Ballukun pa masë sigurie

09:12, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Fatjon Gjinaj - Syri

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, 8 ditë pasi organi i hetimit u komunikoi akuzat për korrupsion pasiv, shkelje barazie në tendera, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Njësoj si herën e kaluar, orari i thirrjes së Ballukut duket të jetë preferencial, pasi ka mbërritur në orët e para të mëngjesit në SPAK ku ka qëndruar jo më shumë se 10 minuta. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-numrin dy të qeverisë dhe të pandehurve të tjerë për procedimin penal 136. 

Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode kriminale, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave. Mbi ish-zv.kryeministren rëndojnë 5 akuza, dy prej të cilave për 'korrupsion', 'shkelje e barazisë në tendera', 'pastrim parash' dhe 'fshehje pasurie'.

Akuzat

Sipas akuzave të komunikuara nga SPAK më 20 tetor, çështja përfshin disa vepra penale:
Nëntë raste të dyshuara të shkeljes së barazisë në tendera publikë, në bashkëpunim.
Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë.
Mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, në dy raste.
Pastrim i produkteve të veprës penale, në lidhje me dy pasuri të paluajtshme. 

Pas saj sot në ambientet e SPAK janë paraqitur për tu njohur me akuzat edhe disa persona të tjerë përfshirë biznesmenë dhe ish zyrtarë me të cilët ka bashkëpunuar, mes të cilëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Pritet që dhe Igli Tare të paraqitet para SPAK për tiu komunikuar akuzat për pastrim parash në dy raste. Të dyja vilat e Ballukut dyshohen se ishin fshehur në emër të ish futbollistit Igli Tare.

Në fokus të hetimit janë disa tendera të rëndësishëm të infrastrukturës, mes tyre kontrata për Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Ndonëse muaj më parë kërkoi arrestimin e deputetes socialiste, Partia Socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK me votst e saj në parlament, dhe pavarësisht rëndimit të akuzave, pritet tashmë që ish-numri dy të shkojë në gjykim pa masë sigurie dhe si ligjvënëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco