Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së ekstradimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë. Nisma synon të rrisë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, shpjegoi se marrëveshja rregullon kushtet dhe procedurat për dorëzimin e personave të kërkuar, qoftë për t’u ndjekur penalisht, qoftë për të vuajtur dënimet e vendosura nga autoritetet gjyqësore.
Të lidhura
None found
“Marrëveshja e ekstradimit mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Suedisë synon të thellojë bashkëpunimin e dy vendeve për luftimin e kriminalitetit dhe administrimin e drejtësisë.
Ajo përcakton rregullat dhe kushtet për ekstradimin e personave të kërkuar për ndjekje penale ose për ekzekutimin e dënimeve të dhëna nga autoritetet gjyqësore, duke siguruar njëkohësisht respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ratifikimi do të ndihmojë në plotësimin e kuadrit ligjor të Kosovës dhe në forcimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale”, deklaroi Gërvalla.






