‘Mandatin e 3 na e pamundësoi pasivizimi i adresave’, Mehmeti: Albin Kurti na bëri bashkë, ia dolëm

09:02, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqiptarët në Luginën e Preshevës ia dolën të marrin dy vene në Kuvendin e Serbisë, në zgjehdjet që u mbajtën të dielën më 25 tetor.

Visat Mehmeti, deputeti i dytë që doli nga radhët e shqiptarë, shprehet se Lugina e Preshevës ishte gati të prodhonte dhe një mandate të tretë për ta, por fatkeqësisht pasivizimi i adresave nuk e mundësoi një ulëse më tepër për ta në Kuvendin serb.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, deputeti i ri tha se të gjithë janë të entuziazmuar nga humbja e partisë-shtet të Vuçiç dhe fitorja e Listës Studentore.

Sigurisht një meritë për bashkimin e shqiptarëve të Luginës, Mehmeti ia dedikon kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ia doli t’i bëjë bashkë në garën zgjedhore për të siguruar një mandat të dytë.

Në synuam 3 vende, ishim afër po ndikuan 3 faktorë. Dalja rekord e votuesve, e dyta, pasivizimi i adresave, në Medvegjë kanë votuar vetëm 269 shqiptarë dhe kjo na pamundësoi mandatin e 3. Ne siguruam 2 mandate, pozitive është ndrrimi i pushteteve dhe humbaja spekakolare e Vuçiç.

I gjithë rajoni është entuziazmuar, të gjithë qytetarët në Serbi dhe ne si pakicë. Bëhet fjalë për një parti shtet e Vuçiç që e ka sunduar Serbinë për 14 vite, çdo qytetar është i vetëdijshëm se kjo humbje ka bërë bujë në Evropë dhe SHBA.

Zgjedhjet e kaluara gara ka qenë më e ngushtë mes Prishtinës e Tiranës zyrtare, këtë herë garën e pati kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ia arriti, na bëri bashkë, jo me shumë mund, klima politike e bëri atë të mos ketë përçarje apo interesa personale. U fokusuam të çështjet shqiptare në Luginë dhe ia arritëm marrëveshjes.

S’është e lehtë, duke pasur parasysh që këto cështje janë të mbartura, vështirë të zgjidhen e rikuperohen në kohë të shkurtër. Kemi shumë punë e jemi të vendosur për ta kthyer normalitetin në Luginë, e një prej tyre është pasivizimi i adresave, regjistrimi i tyre.

S’ka pasur pjesëmarrja, duke pasur parasysh se në Preshevë serbët janë simbolikë, protestat e studentëve kanë qenë në pjesën urbane, si në Berograd, Novosad, e Nish. Ne s’kemi pasur ndonjë lidhje me këto protesta edhe pse i kemi përcjellë me vëmendje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco