Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur në ambientet e SPAK, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Siç raporton Anila Hoxha, paraqitja e Carapulit lidhet konkretisht me hetimet për një vilë në një kompleks turistik në Dhërmi.

Emri i tij është përmendur në kuadër të hetimeve për dyshime mbi pastrimin e parave dhe përfitime të parregullta, që dyshohet se lidhen me procedura prokurimi të Albcontrol.

Top Channel