Atentati ndaj biznesmenit Rexhep Ismaili, arrestohet në Greqi autori i dyshuar, pranga dhe bashkëpunëtorit

Atentati ndaj biznesmenit Rexhep Ismaili, arrestohet në Greqi autori i dyshuar, pranga dhe bashkëpunëtorit

09:36, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia ka zbardhur vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë, Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Në pranga është vënë Lulëzim Tabaku, teksa autoritetet në Greqi kanë bërë arrestimin e tij për llogari të homologëve shqiptarë, i cili përdorte identitet të rremë për qëndrim në Korfuz,

Sipas Policisë, ndaj Tabakut, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosja", kryer në bashkëpunim.

Po ashtu në pranga është vënë dhe Idriz Çelo, ndërsa Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Kanosja" dhe "Shkatërrimi i pronës".

‘Nga hetimet dyshohet se më datë 07.05.2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasin R. I., 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa shtetasve, ndër ta, 40-vjeçari i kapur në Korfuz’, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast, ndërsa në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me homologët grekë, një tjetër fazë e operacionit të koduar “The Ëanted”.

Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit R. I., kryer më datë 07.05.2026, në ambientet e lokalit të viktimës, në fshatin Gjashtë, Sarandë.

Kapet në Greqi edhe një shtetas i përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen e 66-vjeçarit. I ndaluari përdorte identitet të rremë, për qendrim në ishullin e Korfuzit.

Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional, ndërmjet homologëve të Drejtorisë së Interpolit dhe Interpol Athinës, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Ëanted”, u arrestuan provizorisht, në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit në kërkim:

-L. T., 37 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosja", kryer në bashkëpunim;

-I. Ç., 40 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg", për veprat penale "Moskallëzimi i krimit", "Kanosja" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Nga hetimet dyshohet se më datë 07.05.2026, 37-vjeçari ka vrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasin R. I., 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, pas një konflikti me sende të forta, ndërmjet disa shtetasve, ndër ta, 40-vjeçari i kapur në Korfuz.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me këtë rast.

Ndërkaq, në bashkëpunim me homologët grekë, Interpol Tirana po punon për finalizimin e procedurave për ekstradimin në Shqipëri, të 2 të ndaluarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco